8.5 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Szunyog: Liberalizimi i vizave s’ka kthim prapa, kandidatura e Kosovës për BE varet edhe nga zbatimi i zotimeve të Ohrit

- Advertisement -

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog ka thënë se presidenca suedeze e BE-së është duke zhvilluar bisedime me shtetet anëtare, në mënyrë që të dihet si të procedohet me aplikacionin e Kosovës për anëtarësim.

Për Respublika në Tëvë 1 ai ka thënë se zbatimi i marrëveshjes së Ohrit do të ketë ndikim pozitiv në proceset integruese të Kosovës.

“Nuk ka aplikacion specifik për Status Kandidati, ka aplikacion për vetëm për shtet anëtar dhe është bërë vitin e kaluar nga Qeveria e Kosovës. Është një vendim historik i cili dëshmon orientimin proevropine të Kosovës. Sërish, nuk mund të flas në emër të 27 vendeve anëtare sepse Traktat i Bashkimit Evropian është shumë i qartë, është në duart e vendeve anëtare. Me sa po e kuptoj unë, presidenca suedeze po zhvillon bisedime me shtetet anëtare se si të procedohet. Do të shohim se cili do të jetë rezultati i këtyre konsultimeve. Nëse Kosova u rri gati zotimeve që dalin nga kjo paketa e marrëveshjeve të finalizuara në Ohër do të ketë ndikim pozitiv në këtë proces brenda institucioneve të Bashkimit Evropian”, ka deklaruar ai.

Sa i përket liberalizimit të vizave, Szunyog ka thënë se do të hyjë në funksion në momentin që sistemi ETIAS të hyjë në funksion, por jo më larg se 1 janari 2024.

“Unë jam shumë i lumtur, dhe prania e BE-së në Kosovë është shumë e lumtur që ky proces më në fund ka arritur fazën ku mund të presim zgjidhje të shpejtë. Mund të presim që në prill Parlamenti Evropian të votojë dhe ky do të jetë vendimi i fundit politik, i cili do të ndodhë dikund nga 17-20 prilli dhe ky do të jetë hapi i fundit para finalizimit të procesit. Besoj fuqishëm që Parlamenti Evropian do të mbështesë këtë vendim. E dyta është gjuha specifike sa i përket këtij vendimi është që duhet të jetë ose kur sistemi ETIAS vendoset apo janari i 2024. Pra, nëse ETIAS është funksional para fundit të këtij viti, do të ndodhë më herët. Por pavarësisht ETIAS-it, do të hyjë në funksion më 1 janar 2024 dhe nuk lidhet me sistemin ETIAS”, ka përfunduar ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit