18.1 C
New York
Sunday, September 8, 2024

Buy now

Szunyog: Kosova të bëjë më shumë në luftimin e krimit dhe korrupsionit

- Advertisement -

Ambasadori i BE-së në Kosovë, z. Szunyog, ia ka dorëzuar raportin e progresit Qeverisë së Kosovës, e ku më pas ka mbajtur një konferencë të përbashkët me zv.kryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi.

Szunyog ka pasur kritika për mosbashkëpunimin ndërmjet partive në punën e Kuvendit.

Ndër të tjera ai thotë se disa rekomandime të vitit të kaluar nuk janë përmirësuar as këtë vit.

Pjesë nga fjalimi i ambasadorit të BE-së në Kosovë:

Mosbashkëpunimi ndërmjet partive dhe mospajtimet ndërmjet mazhorancës vazhdon të sfidojë punën e Kuvendit. Rekomandimet e vitit të kaluar për reformën dhe administratën publike nuk janë implementuar mjaftueshëm. Meqenëse Kosova vazhdon të jetë në fazë të hershme të zhvillimit, sistemi gjyqësor duhet edhe mëtutje të fuqizojë veglat duke mbrojtur integritetin llogaridhënien dhe efikasitetin gjyqësorë në përgjithësi.

Raporti rekomandon që Kosova të bëjë më shumë përpjekje për të implementuar legjislacionin kundër korrupsionit që është miratuar kohëve të fundit dhe sa i përket krimit të organizuar, Kosova ka nevojë të bëjë veprime më proaktive dhe poashtu të punojë në konfiskimin e aseteve të jashtëligjshme. E dijmë që kapacitetet për monitorim janë përmirësuar. Ekonomia ka demonstruar qëndrueshmëri sa i përket krizave të fundit, por ende është nevoja të trajtojë disa sfida afatgjate strukturore.

Më lejoni të theksoj se edhe Kosova edhe Serbia ende s’kanë filluar të implementojnë obligimet që kanë dalë nga marrëveshja që është e detyrueshme nga të dy palët në rrugën drejt BE-së.

Mirëpresim, përpjekjet e Kosovës për progresin e reformave drejt anëtarësimit në BE. Këtë vit mund të shohim se ka pasur një progres në këtë fushë, por ka ende fusha që duhet të vazhdojë të punojë”, tha ambasadori Szunyog.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit