14.7 C
New York
Friday, May 9, 2025

Buy now

Sytë nga listat zgjedhore: PS dhe PD gati të zbulojnë emrat

- Advertisement -
Pasditen e të mërkurës kanë nisur paralelisht në të njëjtën kohë mbledhjet në të dyja kampet kryesore politike, për të përfunduar listat e kandidatëve për deputetë në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Pasditen e të mërkurës kanë nisur paralelisht në të njëjtën kohë mbledhjet në të dyja kampet kryesore politike, për të përfunduar listat e kandidatëve për deputetë në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Në kampin socialist, deri më tani është bërë me dije se tre deputetë të mazhorancës janë tërhequr nga gara.

Behët fjalë për Nasip Naçon në Berat, Klevis Xhoxhin në Elbasan dhe Laert Durajn në Gjirokastër.

Kujtojmë që, të gjithë ligjvënësit socialistë të cilët kanë fituar qoftë edhe një mandat nën siglën e PS-së do të garojnë në listë të hapur, pasi lista e mbyllur do t’iu lihet drejtuesve të qarqeve dhe figurave të reja politike.

Një tjetër zhvillim interesant ishte ndërrimi i frontit politik nga ish-deputeti demokrat Alban Zeneli i cili i është bashkuar Socialistëve në listën e hapur në Kukës.

Propozimet brenda PD-së

Partia Demokratike po zhvillon mbledhjen e Kryesisë, por ndërkohë është zbardhur lista e mbyllur e propozuar nga Kryesia për 12 qarqet e vendit.

Në Durrës do të jenë: Oerd Bylylbashi, Gent Strazimiri, Manjola Luku, Artan Luku (PAA) dhe Igli Cara.

Lista e mbyllur e propozuar nga PD për Fierin përmban gjithashtu pesë emra: Gazment Bardhi, Luan Baci, Brunilda Haxhiu (PL), Saimir Korreshi dhe Eduart Sharka.

Në Tiranë do të jetë i pari në listë, Sali Berisha, ndërkohë që pas tij do të jetë Edi Paloka, Albana Vokshi dhe Belind Këlliçi.

Në listë nuk mungojnë as Flamur Noka, Jozefina Topalli, Besart Xhaferri po ashtu dhe aleati, Fatmir Mediu.

Ndërkohë që lista vijon me Erisa Xhixhon e PL-së, Klevis Balliun, Mesida Dodën e PDIU-së, po ashtu dhe Tedi Blushin e Partisë së Lirisë.

Në listën e mbyllur të koalicionit opozitar “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, për Qarkun Korçë janë: Ivi Kaso, Ledina Aliolli dhe Bledjon Nallbati.

Në Shkodër janë propozuar: Luciano Boçi, Greta Bardeli, Ramadan Likaj dhe Kliti Hoti.

Ndërsa në Lezhë: Agron Gjekmarkaj, Elda Hoti dhe në Berat: Zija Ismaili dhe Eno Bozdo.

Qarku Dibër: Xhelal Mziu dhe Denisa Vata, Qarku Kukës: Flamur Hoxha, Qarku Gjirokastër: Tritan Shehu.

Në Qarkun Vlorë janë propozuar katër emrat: Bujar Leskaj, Atird Hoxha, Ina Zhupa dhe  kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule.

Kujtojmë që, kjo listë nuk është ende përfundimtare.

Dorëzimet e para

Lëvizja Bashkë është bërë forca e parë politike, e cila ka dorëzuar zyrtarisht listat zgjedhore për procesin e 11 majit në Shqipëri.

Forca e majtë politike ka qenë prej ditësh në një fushatë publikimesh të listave zgjedhore për 12 qarqet e vendit, duke reflektuar kështu edhe një transparencë me publikun.

Prej 7 marsit, ata kanë publikuar fillimisht listën për Tiranën, ku bie në sy fakti se kreu i Lëvizjes, Arlind Qori, do të jetë vetëm i dyti. Listën e Tiranës e kryeson Redi Muçi, nga bota akademike. Emra të tjerë në listën e sigurt për këtë parti përfshijnë Bora Memajn, Jani Marka, Albina Rukon, Qani Shino, Jonida Sela, Vladimir Dushniku, Demian Mrishaj, Alfred Bushi, Ana Fociro dhe Boris Belortaja.

Ndarja e mandateve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar listën përfundimtare me ndarjen e mandateve në 12 qarqet e vendit, sa i takon zgjedhjeve të përgjithshme 2025.

Ndryshimi i vetëm praktikisht është ai i kryeqytetit, Tiranës, i cili fiton një mandat, në dëm të Korçës, që e humb një mandat, për shkak të rënies së popullsisë.

Në bazë të ndarjes, mandatet janë si vijojnë:

1-Qarku Berat 7 mandate

2-Qarku Dibër 5 mandate

3-Qarku Durrës 14 mandate

4-Qarku Elbasan 14 mandate

5-Qarku Fier 16 mandate

6-Qarku Gjirokastër 4 mandate

7-Qarku Korçë 10 mandate

8-Qarku Kukës 3 mandate

9-Qarku Lezhë 7 mandate

10-Qarku Shkodër 11 mandate

11-Qarku Tiranë 37 mandate

12-Qarku Vlorë 12 mandate

Ndarjet e koalicioneve

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, regjistroi në fillim të muajit mars tre koalicione parazgjedhore, mes të cilëve edhe atë të Partisë Demokratike me 25 aleatë të tjerë, i cili do të jetë koalicioni më i madh në këto zgjedhje.

Përtej koalicionit të Berishës, Celibashi ka vendosur të regjistrojë, duke qenë se përmbushen kushtet, edhe koalicionin mes Nismës Thurje dhe Shqipëria Bëhet, të Endri Shabanit dhe Adriatik Lapajt. Po ashtu, edhe atë mes Djathtas 1912 dhe Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj dhe Dashamir Shehi.

Sa i takon koalicionit të Berishës, ai do të mbajë emërtimin Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore. Koalicioni Lapaj-Shabani do të emërtohet Nisma Shqipëria Bëhet dhe ai i Djathtas 1912 me LZHK do të jetë Djathtas për Zhvillimin.

Lista shumemërore

KQZ vendosi që lista shumemërore e kandidatëve që i nënshtrohen votimit parapëlqyes nga zgjedhësit është e barabartë me numrin e mandateve për çdo zonë zgjedhore, ndërsa renditja e kandidatëve bëhet sipas rendit alfabetik të mbiemrit për secilin prej tyre.

Konkretisht në qarkun e Tiranës i cili ka 37 mandate 12 kandidatë do të jenë të renditur në listë dhe 37 do t’i nënshtrohen votës, ndërsa në qarkun e Durrësit që ka 14 mandate 5 kandidatë do të jenë të renditur në listë dhe 14 do t’i nënshtrohen votës.

Ndërsa në qarkun e Fierit me 16 mandate 5 kandidatë do të jenë të renditur në listë dhe 16 do t’i nënshtrohen votës; në qarkun e Korçës me 10 mandate 3 kandidatë do të jenë të renditur dhe 10 do t’i nënshtrohen votës; në qarkun e Kukësit me 3 mandate 1 do të jetë në listë dhe 3 do t’i nënshtrohen votës. Në qarkun Lezhë me 7 mandate 2 do të jenë në listë dhe 7 do t’i nënshtrohen votës.

Në Shkodër me 11 mandate 4 do të jenë në listë dhe 11 do t’i nënshtrohen votës dhe në Vlorë me 12 mandate 4 do të jenë në listë dhe 12 do t’i nënshtrohen votës.

Po ashtu, në qarkun e Beratit i cili ka 7 mandate, 2 prej kandidatëve do të jenë të renditur në listë dhe 7 do t’i nënshtrohen votës; në qarkun e Dibrës me 5 mandate, 2 janë të renditur dhe 5 do t’i nënshtrohen votës; në Elbasan me 14 mandate 5 janë të renditur dhe 14 i nënshtrohen votës dhe në Gjirokastër me 4 mandate 1 kandidat do të jetë në listë dhe 4 do t’i nënshtrohen votës.

Të ngjashme

Të fundit