29.6 C
New York
Tuesday, July 15, 2025

Buy now

Sytë kafe të foshnjës bëhen blu pas trajtimit për COVID-19

- Advertisement -

Sytë e një foshnje gjashtëmuajshe u kthyen në një nuancë të pazakontë blu, në atë që mjekët besojnë se ishte një ndërlikim i rrallë nga një trajtim për COVID-19.

Djali u soll fillimisht te mjekët pas zhvillimit të një kolle dhe temperature, përpara se një test antigjeni të konfirmonte se ai kishte COVID-19. Atij i është dhënë favipiravir nga mjekët, i cili zakonisht përdoret për trajtimin e gripit, raporton “iflscience”.

Ilaçi antiviral ndonjëherë përshkruhet për COVID-19, megjithëse provat thonë se ai ka pak efekt pozitiv në rezultatet për pacientët me faza jo të rënda dhe të hershme të sëmundjes. Megjithatë, studime të tjera tregojnë se pacientët nën 60 vjeç që janë shtruar në spital për COVID-19 mund të kenë disa përfitime nga ky ilaç.

Diarreja e lehtë dhe rritja e acidit urik në gjak janë efektet anësore më të zakonshme të përdorimit të favipiravirit, por 18 orë pas fillimit të trajtimit, nëna e djalit vuri re se sytë e tij kishin një ngjyrë blu të ndezur në rrezet e diellit. Efekti anësor i rrallë ishte raportuar më parë, duke përfshirë rastin e një burri 20-vjeçar. Në të dyja rastet, kur trajtimi u ndërpre, sytë e pacientëve u kthyen në ngjyrën e tyre të zakonshme.

Në diskutimin e tyre, mjekët e foshnjës theksojnë se “favipiravir është treguar gjithashtu se shkakton fluoreshencë në flokët dhe thonjtë e njeriut”.

“Ky efekt negativ mund të jetë për shkak të ilaçit, metabolitëve të tij ose përbërësve shtesë të tabletës si dioksidi i titanit dhe oksidi i verdhë i hekurit”, shkroi ekipi i mjekëve. “Studimet kanë treguar se metaboliti aktiv i fosforiluar i favipiravirit gjendet në plazmën e njeriut dhe se ekziston një korrelacion linear midis përqendrimit të tij dhe intensitetit të fluoreshencës”.

Hetimet e mëtejshme në laborator treguan se ilaçi ishte fluoreshent nën rrezet UV. Ekipi nënvizon në raport shqetësimet e fundit rreth sigurisë dhe efikasitetit të favipiravirit në trajtimin e COVID-19.

“Ngjarja negative e raportuar, edhe pse e rrallë, duhet të merret seriozisht dhe të [monitorohet] nga afër në rastet e ardhshme”, konkludojnë ata. “Duhen studime të mëtejshme për të përcaktuar incidencën e këtyre [efekteve] të padëshirueshme dhe pasojat e mundshme afatgjata në shëndetin e kornesë”.

Të ngjashme

Të fundit