-2.3 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

Sytë ka 13 maji, rezultati i takimit Bislimi-Petkoviq determinon nëse do të ketë takim Kurti-Vuçiq

- Advertisement -

Shefi i ekipit negociator të Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, do të takohet më 13 maj në Bruksel me kreun e ekipit negociator të palës serbe, Petar Petkoviq, me të cilin do të diskutojnë për çështjen e targave, energjisë dhe personave të pagjetur.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, në një përgjigje për Tanjug.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se negociatorët kryesorë të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, do të vazhdojnë bisedimet për targat, energjinë dhe personat e zhdukur në Bruksel të premten.

Në Bruksel shtojnë se përgatitja e dialogut në nivelin më të lartë ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës varet nga suksesi i bisedimeve ndërmjet negociatorëve kryesorë dhe se shpresojnë që një takim mes kryeministrit kosovar Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq mund të zhvillohet në maj.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit