Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka publikuar fotografi nga stërvitja e fundit e FSK-së, e quajtur “Syri 02”.
“Objektivi kryesor i këtij ushtrimi ishte dislokimi taktik i postë- komandës në terren, realizimi i operacioneve të rikonicionit, vendosja e nyjave të komunikimit në mbështetje të njësive tjera, si dhe mbështetja e operacioneve të R3K” ka shkruar Mehaj në facebook.
Ai bëri me dije se stërvitja e Shtabit të Regjimentit të Tretë të Këmbësorisë të Komandës së Forcave Tokësore u krye me sukses të plotë.
Ky është postimi i plotë i Mehajt:
Kompania e Shtabit të Regjimentit të Tretë të Këmbësorisë të Komandës së Forcave Tokësore ka realizuar me sukses të plotë Stërvitjen fushore të koduar si “Syri 02”.
Objektivi kryesor i këtij ushtrimi ishte dislokimi taktik i postë- komandës në terren, realizimi i operacioneve të rikonicionit, vendosja e nyjave të komunikimit në mbështetje të njësive tjera, si dhe mbështetja e operacioneve të R3K.
“Victorious warriors win first and then go to war, while defeated warriors go to war first and then seek to win.” – Sun Tzu.