21.9 C
New York
Thursday, September 19, 2024

Buy now

Synoi t’i shiste 10 mijë euro dyshe false për 6 mijë euro, policia e arreston qytetarin në Podujevë

- Advertisement -

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një qytetar në Shakovicë të Pdoujevës nën dyshimin se ka falsifikuar 10 mijë euro dyshe.

Ato para, ky qytetar, gjithnjë sipas policisë, synonte t’i shiste për 6 mijë euro.

“Gjatë zbatimit të urdhëresës, në fshatin Shakovicë të Podujevës, i dyshuari A.A., (viti i lindjes 1987, mashkull kosovar), gjatë realizimit të masave të fshehta të hetimit nga hetuesit policorë, ka ofruar për shitje 5000 copë monedha nga 2 euro (5000×2=10000). I dyshuari këtu monedha synonte t’i shiste për 6 mijë euro.” – shkruhet në njoftim.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit