Fatmir Hasani, anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje është personi që linçoi kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharajn, duke e krahasur këtë te fundit me ish- presidentin famëkeq të ish- Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq.
Kreu i SBASHKU-ut, Rrahman Jasharaj është figura që po vijon të linçohet, sidomos javët e fundit, kjo edhe pas grevës të nisur nga 25 gushti nga ana e Sindikatës së Arsimit.
Përveç sulmeve nga eksponentë të partisë në pushtet, Jashari, së fundi u linçua edhe nga ish-kandidati për kryetar në komunën e Mitrovicës, Fatmir Hasani.
Postimin ndaj Jasharajt, Hasani e kishte bërë në grupin (me kryeministrin), grup ky ku bëhen postime përkrahëse për Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
![](https://insajderi.org/wp-content/uploads/2022/09/306060052_1163045787754971_6248952384553284691_n.png)
Kujtojmë se, për akuzat, kritikat e linçimet që ia kishin bërë, Jasharaj kishte thënë se; “S’jam as hajn, as milioner, jam njeri i ofenduar që i mbroj puntorët e arsimit”.
Linçuesi synoi kandidaturën për kryetar Komune në Mitrovicë
Fatmir Hasani nga LVV, i cili ishte në garë me Agim Bahtirin për t’u bërë kandidat i kësaj partie për kryetar të Mitrovicës në vitin 2021, kishte vendosur të kandidojë si kandidat i pavarur. Madje, Hasani kishte lidhur marrëveshje me kandidatin LDK-së për kryetar të Komunës së Mitrovicës, Armend Agollin, që të bashkëpunojnë për zgjedhjet e 17 tetorit të atij viti.
Megjithatë, në komunën e Mitrovicës, zgjedhjet i fitoi Bedri Hamza i PDK-së me 53.86% të votave.
Si i ndali shkollat Millosheviqi?
Bartësi i projektit gjenocidal në Ballkan, Millosheviq në vitet ‘90 bëri përpjekje për shkatërrimin e arsimit shqip, duke i dëbuar shqiptarët nga objektet e shkollave të mesme dhe universitare.
Shumë shqiptarë ndërmorën në atë kohe një akt të rrezikshëm; shndërruan shtëpitë në shkolla, të cilat më pas u bënë dhe objekt i sulmeve serbe