8.7 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Synohen ndryshime në trajtimin shëndetësor jashtë vendit

- Advertisement -

Ministria e Shëndetësisë ia ka mësyrë disa ndryshimeve në bazën ligjore për trajtim mjekësor jashtë institucioneve shëndetësore publike.

Përmes një udhëzimi administrativ, synohet ndryshimi i përbërjes së bordit dhe komisionit për përcaktimin e çmimit referent për trajtim mjekësor jashtë institucioneve shëndetësore publike.

Mirëpo, në këtë formë konsiderohet se nuk janë adresuar të gjitha çështjet problematike.

Si kyçin e problematikës në këtë udhëzim administrativ, Besim Kodra nga Shoqata e Pacientëve të Kosovës, i konsideron varësinë e emërimeve nga Ministri i Shëndetësisë.

Sipas njohësit të çështjeve të shëndetësisë, Bujar Vitija, me patjetër duhet përfshirë diagnozat e reja që nuk trajtohen në vend.

Çdo shtetas dhe rezidentë të përcaktuar sipas ligjeve në fuqi ka të drejtë të aplikojë në programin për trajtim mjekësor jashtë institucioneve shëndetësore publike, kur shërbimi shëndetësor i caktuar nuk ofrohet në institucionet shëndetësore publike.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit