23.2 C
New York
Saturday, June 7, 2025

Buy now

Sylvinho shpreson që në ndeshjen me Serbinë do të mbizotërojë futbolli

- Advertisement -

Trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho, ka folur përpara ballafaqimit të nesërm ndaj Serbisë, ku tha se shpreson që të kenë ndeshje të bukur.

Sylvinho tha se në të dyja kampet ka lojtarë shumë të mirë, ku nga ana shqiptare përmendi Manajn, Brojën, Asllanin e Bajramin.

“Shpresoj që të flitet për futboll brenda fushës. Rezultati gjithmonë është i rëndësishëm, janë tri pikë të cilat do të luhen nesër. Në fakt, çdo ndeshje, i gjithë ky rrugëtim është i rëndësishëm dhe duhet të mbledhim të gjitha pikët e mundshme”, tha Sylvinho në një intervistë ekskluzive për Klan Kosovën.

Tutje, ai u shpreh se tifozët që do të jenë nesër në stadium janë të privilegjuar, pasi ka pasur mbi 800 mijë kërkesa për tu pajisur me bileta.

“Shpresoj që ta shijojnë mbi të gjitha sepse të dyja ekipet kanë lojtarë të mirë, trajnerë të mirë, mund të them se edhe unë jam trajner i mirë”, tha ai.

Të ngjashme

Të fundit