10.8 C
New York
Friday, November 7, 2025

Buy now

Sylvinho shpjegon arsyet e zgjedhjeve për listën e futbollistëve të Shqipërisë

- Advertisement -

“Po bëhen tre vite që jemi këtu dhe po vjen një moment shumë i rëndësishëm. Po mbyllet një edicion kualifikues dhe më pëlqen që të vij në këtë grumbullim të fundit në kushte të mira për të konkurruar në ‘play-off’. Kemi dy ndeshje shumë të rëndësishme përpara,” tha ai.

Më tej, trajneri i Shqipërisë theksoi se mundësitë janë të kufizuara, duke shtuar: “Për fat të keq kemi një limit, nuk është se kemi 70-80 lojtarë për të zgjedhur, por monitorojmë rreth 40-45 lojtarë.”

Në lidhje me zgjedhjen e Bajramit, Sylvinho shpjegoi: “Bajrami ka bërë një rrugëtim shumë të mirë me ne. Prej tre vitesh, kush është golashënuesi më i mirë i yni? Është Bajrami me shtatë gola. Pra, duhet të shënojmë. Pas Bajramit, vijnë Asani me gjashtë gola dhe Manaj me katër. Përtej kësaj, Bajrami më jep besim kur del në fushë. E vërtetë është se nuk jam i kënaqur që nuk po luan me klubin, por duhet ta arsyetoj këtë duke parë këto numra.”

Shqipëria do të përballet me Andorrën dhe Anglinë në dy ndeshjet e fundit të fazës së kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Të ngjashme

Të fundit