12.4 C
New York
Sunday, November 16, 2025

Buy now

Sylvinho shpërthen: “Tuchel është njeri me fat! Ka luksin që unë s’e kam”

- Advertisement -

Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho, ka folur me respekt dhe humor për dilemat e luksit që Thomas Tuchel përjeton në drejtimin e Anglisë, përpara përballjes së së dielës në “Arenën Kombëtare”.

Tekniku brazilian tha se Tuchel është “njeri me fat”, teksa ka në dispozicion yje si Bellingham, Foden dhe Rogers, të cilët po luftojnë për rolin e numrit 10 pas Harry Kane.

“Ai është njeri me fat. Ka shumë lojtarë të mirë dhe e di çfarë bën. Nuk jam trajner i Anglisë, ndaj kjo nuk është puna ime,” tha Sylvinho me një buzëqeshje.

Tuchel ka deklaruar më herët se Bellingham, Foden dhe Kane nuk mund të luajnë së bashku në sistemin e tij, ndërsa Morgan Rogers ka qenë titullar në katër ndeshjet e fundit të Anglisë.

“E dua si trajner, është fantastik,” shtoi Sylvinho.

Anglia e ka siguruar kualifikimin në Kupën e Botës 2026, duke fituar të shtatë ndeshjet pa pësuar gol. Shqipëria, ndërkohë, ka siguruar një vend historik në play-off dhe kërkon debutimin e parë në një Botëror.

Ndeshja Angli–Shqipëri luhet të dielën në orën 17:00 në “Arenën Kombëtare”.

Të ngjashme

Të fundit