-2.6 C
New York
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

Sylvinho: Rezultati më i mirë do të ishte barazimi

- Advertisement -

Kombëtarja e Shqipërisë ka pësuar humbje në shtëpi ndaj Gjeorgjisë.

Ndeshja në “Air Albania” përfundoj me rezultat 0:1.

Pas lojës ka folur trajneri Sylvinho, i cili tha stili i lojës së “Kuqezinjve” është i njëjti me gjeorgjianët.

Braziliani deklaroi se rezultati më i mirë do të ishte barazimi.

“Ishte një ndeshje 50-50 dhe u vendos nga një episod. Ishte një ndeshje taktike dhe ekipi që pëson një gol, e humb ndeshjen. Me një ekip të tillë është e vështirë për të barazuar kur e pëson. Kanë lojtarë të shpejtë. Të njëjtën gjë kanë bërë edhe ndaj Çekisë. Kemi stile të ngjashme. Rrimë në mbrojtje dhe kur nisen janë të fortë në kundërsulm. Kur pëson një gol, është e vështirë për të rikuperuar”, tha ai në TV Klan.

“Edhe për ata ishte një ndeshje e vështirë. Kanë lojtarë me cilësi të larta teknike. Mbrohen shumë mirë dhe kundërsulmojnë shumë shpejt. Kur pëson një gol, është e vështirë për barazuar shifrat”.

“Rezultati më i mirë i mundshëm do të ishte barazimi. Kemi pësuar një gol. Ne jemi skuadër që lufton shumë deri në fund. Nuk mund t’i them asgjë lojtarëve. Rezultati më i mirë do të kishte qenë barazimi”.

“Është shumë e thjeshtë. As Seferi dhe as Uzuni nuk janë sulmues qendrorë. Uzuni është një lojtar që shfrytëzon hapësirat dhe nuk ishte ndeshja e tillë, për të shfrytëzuar shpejtësinë e tij”.

Kombëtarja shqiptare është vendin e dytë të grupit B1 të Nations League, me tre pikë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit