-2.2 C
New York
Wednesday, December 31, 2025

Buy now

Sylvinho pranë rekordit, mund të bëhet braziliani i parë me kombëtare tjetër në Botëror

- Advertisement -

Shqipëria do të luajë në muajin mars dy ndeshjet e fundit kualifikuese për në Kupën e Botës. Kuqezinjtë do të përballen fillimisht me Poloninë e më pas do të kenë fituesin e çiftit Ukrainë-Suedi, aty ku kuqezinjtë synojnë për herë të parë Botërorin.

Por, kjo do të jetë një sfidë interesante edhe për vetë trajnerin e Kombëtares, Silvinjo. Megjithëse Brazili dhe shumë skuadra të tjera e kanë siguruar kualifikimin në Botëror, asnjë trajner nga Brazili deri më tani nuk është pjesë e këtij Botërori. E natyrisht, para një fakti të tillë, Silvinjo do të synojë që përveç kualifikim me Shqipërinë, të mbajë lart edhe emrin e trajnerëve brazilian pasi është realisht e çuditshme.

Vetë Brazili ka një trajner italian në drejtim dhe skuadrat e tjera kanë trajnerë me shtetësi të ndryshme por jo nga Brazili. Silvinjo u shpreh pak ditë më parë i lumtur nëse do të arrinte diçka të tillë, por shtoi se pavarësisht kësaj, ai do të ishte tifoz me Shqipërinë edhe nëse do të kishte Brazilin përballë.

Të ngjashme

Të fundit