I intervistuar nga “Cronache di Spogliatoio”, trajneri i Shqipërisë, Sylvinho, foli edhe për mesfushorin e Interit dhe kombëtares kuqezi, Kristjan Asllani.
“Nuk do t’a këshilloja kurrë të largohej nga Interi për të luajtur më shumë.
Mua më intereson se si performon në kombëtare dhe me ne e ka treguar që është shumë i fortë, por tek Inter do të bëhej akoma edhe më i fortë”, është shprehur tekniku brazilian ndër të tjera.