-7.9 C
New York
Thursday, January 23, 2025

Buy now

Sylvinho: Jemi këtu se luajmë me zemër

- Advertisement -
Trajneri Sylvinho foli në konferencë për shtyp në kuadër të ndeshjes së datës 12 tetor ndaj Çekisë në Air Albania, një sfidë mjaft e rëndësishme për fatet e kuqezinjve në kualifikueset për Euro 2024. Braziliani këmbënguli se llogaritë për kualifikimin bëhen në muajin nëntor ndërsa shtoi se kuqezinjtë deri më tani kanë ardhur në këtë pikë falë zemrës, sakrificës dhe djersës së derdhur në fushë.

Gjendja psikologjike e lojtarëve, çfarë këshillash ju jepen atyre? “Bëhet një punë e madhe nga ne si staf, nuk është si në klube që ke kontakt çdo ditë me lojtarët. Është e rëndësishme që të takojmë lojtarë dhe të flasim me lojtarët. prandaj kemi bërë një tur për të takuar lojatrët. Gjithçka ka shkuar mirë.

Kemi takuar lojtarë, shoh një organikë të lumtur dhe të vetëdijshme që kemi bërë mirë deri këtu. E dinë që deri këtu na ka sjellë zemra, sakrifica dhe djersa e tyre, ne i kemi dhënë një drejtim dhe kjo është forca jonë. Nuk mund të lëvizim më shumë, jemi të lumtur për popullin tonë. Janë forca jonë. Ka shumë zemër, por lojtarët e dinë se kanë edhe shumë për të djersitur”.

Ndaj Çekisë për të fituar apo mund të bëjmë edhe llogari? “Llogaritë bëhen në nëntor, është një grup i vështirë dhe i ekuilibruar. Nuk është e lehtë. Në këtë moment nuk mund të bëhen llogari, në nëntor po.

Është një ndeshje e vështirë, do të luajmë para njerëzve tanë në një atmosferë të nxehtë dhe të vështirë. Mund të ndodhë gjithçka, kemi kampionë në fushë. Kemi lojtarë që mund të bëjnë diferencën, por nuk e dimë. Një ndeshje e vështirë që zgjat 90 minuta dhe duhet ta përgatisim mirë, por llogaritë në nëntor”.

A është problem zgjedhja në një organikë kaq të kompletuar, apo është një problem i bukur? “Për mua është luks, lojtarët luajnë dhe po shënojnë, kjo është gjë e mirë. Unë duhet të bëj një zgjedhje, nuk jemi 11, por 25 dhe të gjithë e dinë. 2-3 lojtarë janë futur në ndeshje e sipër dhe kanë bërë gjëra të mira, është luks e përsëris të kemi kaq shumë zgjidhje. Për mua sa më shumë lojtarë në formë, aq më mirë.

“Janë lojtarë të mirë dhe i bëjnë njerëzit të argëtohen, por ka edhe diçka të rëndësishme, puna në grup kur nuk kemi topin, ne jemi një skuadër që vrapon dhe lufton, këtë e shohin njerëzit. Edhe pa top, jemi një skuadër që përfaqëson njerëzit. Kur na shohin njerëzit ndjehen krenar, jam i qetë sepse lojtarët e ndjejnë përgjegjësinë në fushë dhe jashtë saj.

Është normale të ketë entuziazëm, por brenda skuadrës dhe stafit nuk ka fare eufori. Kemi edhe tre finale dhe ndeshja më e rëndësishme është me Çekinë, një ndeshje shumë e vështirë kanë pësuar vetëm dy gola dhe nuk kanë humbur. Janë fizik dhe të organizuar”.

Çekët përballen me një skuadër që është në vend të parë, cila është strategjia juaj? “Kemi përballë një rival të vështirë. Secili do të ketë strategjinë e vetë. Do të jetë një ndeshje e bukur, por edhe teknike, fizike dhe me episode. Kërkon shumë djersë dhe energji, ashtu si në Pragë. E kemi riparë ndeshjen dhe Çekia është e fortë, sulmon me katër pesë lojtarë, e kemi thënë disa herë që janë të gjatë”.

Rikthimi Brojës, a është gati për një fanellë titullari? “E kuptova edhe shqip pyetjen. E para, kemi qenë në Londër dhe folëm me lojtarin. Chelsea po punon shumë mirë me lojtarin, ai qëndroi 10 muaj jashtë. Ishte një dëmtim i vështirë, ka bërë disa ndeshje dhe ka shënuar. Sa i takon Brojës në kombëtare është një kënaqësi dhe ka entuziazëm nga opinioni, e kuptoj këtë.

Por, jemi vetëdijshëm që forca e këtij grupi nuk është e një apo dy lojtari, ai e ka kuptuar këtë. Kemi ardhur deri këtu me sakrificë, jemi një grup shumë mirë dhe është kënaqësi ta kem këtu Brojën. Duhet të vlerësojmë gjendjen, sot ka një ndeshje tjetër me Chelsean dhe duhet ta shohim. Do të flasim dhe të shohim, do ta vlerësojmë çdo ditë.

Cikalleshi vjen nga dëmtimi në shtator dhe për 12 ditë zhvilloi stërvitje të diferencuar, më datë 2 tetor u kthye me skuadrën dhe duhet vlerësuar. E njëjta gjë edhe për Baren, do ta shohim nga afër”, u shpreh Sylvinho.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit