21.5 C
New York
Thursday, June 12, 2025

Buy now

Sylvinho: Futbolli nuk të fal, duhet të luajmë 90 minuta me intensitet

- Advertisement -

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, ka analizuar barazimin 1:1 me Letoninë në kualifikimet për Kupën e Botës.

“Futbolli nuk të fal. Në pjesën e parë, në 15-20 minutat e para, kemi gabuar goxha, sidomos në qarkullimin e topit nga ekipi kundërshtar”, u shpreh Sylvinho.

Megjithatë, ai vuri në dukje se skuadra reagoi më mirë në pjesën e dytë, por kjo nuk mjaftoi për të përmbysur rezultatin apo për të ndryshuar fatin e ndeshjes.

“Përmirësuam goxha në pjesën e dytë, por që nuk mjafton në këtë rast. Duhet që ne të futemi në fushë me një sjellje, me një qëndrim më ndryshe sepse futbolli luhet për 90 minuta,” theksoi trajneri kuqezi.

Të ngjashme

Të fundit