28.2 C
New York
Sunday, June 30, 2024

Buy now

Sylvinho drejt largimit: Jam me pushime, do flas me stafin pas një jave

- Advertisement -

Shqipëria për të dytën herë brenda 8 vitesh ishte mes 24 skuadrave më të mira të europës, duke luajtur finalet e një kampionati europian.

Ndryshe nga 2016-ta, ekipi rikthehet i pjesshëm në Tiranë, pa u trumbetuar shumë, pa autobus të hapur dhe pa ndonjë vëmendje të veçantë si 8 vite më parë.

Ndoshta atëherë ishte festë duke qenë se ishte hera e parë dhe tani jemi konkurrues, dhe nga Kombëtarja pritet më shumë.

Nëse në 2016-n De Biasi në krye të atij ekipi shijonte famën, ndërkohë Sylvinho erdhi, qëndroi dy ditë dhe nga kjo e enjte ndodhet në Porto me familjen e tij, për pushime.

Diçka nuk shkon dhe me sa duket dëshira e tij për të vazhduar tek kombëtarja kuqezi nuk është më parësore, madje me sa kuptohet e konsideron si të sigurt dhe këto ditë, deri në 9 korrik kur ka afatin e kontratës, po sheh çfarë ofertash i kanë mbërritur menaxherit të tij.

Top Channel ka kontaktuar trajnerin brazilian, i cili ka thënë se është në pushime dhe do të vendosë për gjithçka në javën e ardhshme.

“Sapo kam arritur në Porto, jam me pushime me familjen. Nuk di asgjë unë, nuk kam folur akoma me stafin (menaxherin). Do i kontaktoj javën e ardhshme.”

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit