5.7 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

Sylvester Stalone dhe Jennifer Flavin mjaft të lumtur krah njëri-tjetrit

- Advertisement -

Çifti i sapo ribashkuar Sylvester Stallone dhe Jennifer Flavin u panë mjaft të dashuruar , teksa shijuan një darkë romantike, së bashku.

Ylli i “Rocky” dhe 54-vjeçarja, u fotografuan të buzëqeshur krah njëri-tjetrit, teksa shihen  duke u larguar nga restoranti i Ralph Lauren, në New York.

76-vjeçari u shfaq i veshur mjaft shik me një kostum blu ndërsa bashkëshortja e tij , Jennifer  dukej mjaft elegante e veshur me një fustan të zi , të cilën e kishte kombinuar me një çantë të zezë dore.

Një muaj më parë, Jennifer flavin bëri kërkesën për divorc nga aktori. Sipas page six,  në dokumentet gjyqësore , 54-vjecarja kishte deklaruar se martesa e saj 25-vjeçare ishte shkëputur në mënyrë të pakthyeshme, dhe shkak për këtë u bë  një grindje e madhe mes çiftit për blerjen e qenit të ri të aktorit.

Sylvester Stallone dhe Jennifer Flavin janë martuar në maji të vitit 1997, nga ku dyshja kanë edhe tre vajza së bashku.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit