18.9 C
New York
Thursday, November 7, 2024

Buy now

Sylejmani: Jam i bindur që ka nevojë për rishikim të gjithë strategjisë së veprimit në veri

- Advertisement -

Ish-shefi i hetuesve në Policinë e Kosovës, Rrahman Sylejmani në “Rubikon” me Adriatik Kelmendin në Klan Kosova tha se ajo çfarë ndodhi sot ishte, siç u shpreh ai, sulm i një shteti, ndaj shtetit tonë.

Ai u shpreh i bindur se ka nevojë për rishikimin e strategjisë së veprimit në veri, përcjell Klankosova.tv.

“Me armatimin që e kanë pasur dhe me dukjen, me transportin e tyre, ky është një sulm i një shtetit, ndaj shtetit tonë, Kosovës dhe kjo është e re”.

“Unë jam shumë i bindur që ka nevojë për rishikim të gjithë strategjisë të veprimit në veri edhe të Policisë së Kosovës në rend të parë, por edhe riplanifikimit të veprimeve, sepse kjo kërkon angazhim tjetër, planifikim tjetër”, u shpreh ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit