0.3 C
New York
Wednesday, February 12, 2025

Buy now

Sylejman Selimi: Sa kam qenë komandant zone s’kam ditë se si ka qenë i organizuar Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së

- Advertisement -

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, për të tretën ditë e radhë, po vazhdon deshminë Sylejman Selimi, i cili është dëshmitari i 121-të në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Selimi të mërkurën deklaroi se sa ka qenë vetëm komandant zone, nuk ka ditur se si ka qenë i organizuar Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Nuk e kam ditë si ndodhi dhe si ka qenë i organizum Shtabi i Përgjithshëm”, tha Selimi duke u përgjigjur në pyetjet e mbrojtjes së Veselit, avokatit Rodney Dixon.

Kur u bë komandant i përgjithshem, Selimi pohoi se filloi të mësoi diçka më shumë rreth Shtabit dhe se kishte raste që personat herë shkonin në mbledhje e herë jo.

Ai u pajtua që ky ishte një organizim rastësor dhe se gjatë gjithë kohës nuk komunikohej me njëri-tjetrin.

Sylejman Selimi pohoi se nga G2-shi, Veseli kaloi në Shërbimin Informativ Civil në Qeverinë e Përkohshme të Kosovës. U përgjigj me ‘e saktë’ kur u pyet se a quhej kjo strukturë SHIK (Shërbimi Informativ i Kosovës).

Veç kësaj, ai tha se gjatë luftës asnjëherë Kadri Veseli nuk ka qenë në ndonjërin prej takimeve ku ka marrë pjesë ai.

“Si komandant zone dhe si komandant i përgjithshëm kur kam qenë, nuk ka qenë asnjëherë në takime Kadri Veseli”, tha ai.

Selimi u pajtua me avokatin e Veselit që tashmë ta akuzuarin nuk e kishte thirrur apo nuk ka folur ndonjëherë me të ndërkohë që kishte mbledhje sa ishte vetë komandant i përgjithshëm i UÇK-së.

Ndryshe, seanca e sotme është shtyrë dy herë. Një herë ishte pkanifikuar për orën 10:00, pastaj u shty për në 12:00.

Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020. /BetimipërDrejtësi/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit