21.6 C
New York
Monday, August 25, 2025

Buy now

Syla: Vetëm dorëheqja e kryetarëve në veri apo skadimi i mandateve është në përputhje me Kushtetutën

- Advertisement -

Analisti dhe gazetari Valon Syla, ka thënë se vetëm dorëheqja e kryetarëve në katër komunat veriore apo skadimi i mandateve të tyre, është në përputhje me Kushtetutën.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka thënë se mandati i tyre buron nga vota e qytetarëve.

“Sepse mandati i tyre, buron nga vota e sovranit qytetarit të Republikës dhe nuk mund asgjë ta rrëzoj vullnetin e sovranit në tavolinë me letra. Çdo përpjekje qe me nënvlerësu sovranin, pra votuesin qe me i rrëzu mandatet Kryetarëve të Komunuave në Veri, është shkelje e rëndë e Kushtetutës.” – ka thënë ai.

Tutje, Syla ka theksuar se vetëm dorëheqja e kryetarëve duhet të ndodhë, nëse “duan që punët të kryhen si duhet”.

“Edhe kerkesat e diplomatëve gjerman se kjo punë i takon KQZ’së dhe duhet të ndodhë shpejt, kallxon se edhe diplomacia e tyre se ka pernime dhe se mesazhi i tyre eshte i kotë, apo antidemokratik, sepse rekomandon të shkelet kushtetuta… edhe ata ish dashte ta kerkojnë dorëheqjen dhe mirëkuptimin politik, jo manovrat e dobëta në tavolina me letra qe prodhojnë vetëm shkelje kushtetuse dhe komplikim të mëtejshëm të procesit.” – u shpreh Syla.

Postimi i plotë:

Të ngjashme

Të fundit