Valon Syla, analist dhe pronar i gazetës online “Metro”, ka thënë se sulmi që i kishte ndodhur natën e 11 prillit 2023, nga tre të akuzuarit, ishte mirë i organizuar derisa ka kërkuar nga gjykata që një veprim i tillë të dënohet si akt me tendenca terroriste.
Ndërsa, mbrojtësit e të akuzuarve Lum Dervishi, Kenan dhe Okan Hasani, kanë thënë se ngjarja kishte ndodhur papritmas dhe se nuk ishte qëllimi i tyre ta lëndonin Sylën.
Deklarimi i Sylës dhe i mbrojtësve të të akuzuarve, ka ndodhur të enjten në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në gjykimin ku ka dëshmuar i dëmtuari dhe dëshmitari i ngjarjes, gazetari Ilir Mirena.
Gjatë dhënies së dëshmisë para gjykatës, Syla ka thënë sulmi i ka krijuar pasiguri dhe se i është kufizuar liria e lëvizjes, raporton “Betimi për Drejtësi”.
“E theksoj se sulmi është i organizuar… dhe ka tendenca teroriste, me qëllim të frikësimit të njerëzve të opinionit publik..”, ka thënë Syla, në dëshminë e tij para gjykatës.
Ai ka kërkuar nga gjykata që rastin të mos e cilësojë si kacafytje për një parking.
“Këta persona dikun brenda duhet ta kenë këtë tendencë terroriste dhe mendoj se personat me tendenca terroriste të evidentohen dhe mos të sillemi se jemi kacafytë për parking. Tendenca është frika”, ka shtuar ai.
Ai ka mohuar se u është drejtuar të akuzuarve me fjalën “majmun”.
Ndërkohë, Syla ka deklaruar në gjykatë se njëri nga sulmuesit kishte pamje e Lavdrim Muhaxherit që kishte marrë pjesë në luftërat në Siri si pjesë e organizatave terroriste.
“Flokët e gjata mjekra e stilit vehabi, mjekrën pa mustaqe, me një kapelë në kokë, stilit bejsbollit ndoshta i përngjante të famshmit Lavdrim Muhaxheri”, ka deklaruar Syle teksa ka përshkruar të akuzuarin Lum Dervishi.
Syla tha se sulmi nga tre të akuzuarit mund të ketë ardhur për shkak të një postimin në “Facebook” lidhur me një dhuratë që i ishte bërë një hoxhe.
Sipas Sylës, të akuzuarit e kishin përndjekur nga zyrat e Televizionit “T7” deri te kafja ku kishte shkuar pas emisionit.
Gazetari Syla ka thënë se kur ishte takuar me të akuzuarit fillimisht njëri prej tyre i kishte kërkuar të ndalet veç pak por me një stil të ashpër dhe i gatshëm për të sulmuar.
Syla tha se i akuzuari Lum Dërvishi e kishte goditur e tek më pastaj edhe dy persona të tjerë që nuk kishte arritur t’i shikonte pasi e kishte mbuluar fytyrën për t’u mbrojtur.
Ai tha se ishte goditur në pjesë e sipërme të kokës për çka edhe kishte marrë tretman shëndetësor, duke e qepur plagën dhe se paraprakisht nga plagët e marra kishte pasur shumë gjakderdhje.
Po ashtu Syla tha se liria e shprehjes garantohet me ligj dhe Kushtetutë dhe se sipas tij nga postimi e bëra nuk është asgjë e ndaluar me ligj.
Tutje, Syla tha se pasi që ishin bashkë duke shkuar me gazetarin tjetër Ilir Mirena ky i fundit sipas Sylës kishte ndërhyrë duke kapur njëri të akuzuar që të mos e godisnin më shumë.
Edhe dëshmitari Ilir Mirena ka thënë se në ditën kritike, pas përfundimi të emisionit, në televizionin T7, kishin vendosur që së bashku me Sylën dhe me disa miq tjetër të shkonin në qytet për të ndenjur.
Rrugës, sipas Mirenës, është kuptuar se dikush është duke i përcjellë prej momentit të daljes nga televizioni “T7” e deri në restorantin “Image”.
Mirëpo, Mirena tha se mbi Sylën kishte arritur të shihet dy persona duke goditur mbi të dhe jo tre.
Ai ka deklaruar se pas ndërhyrjes së tij sulmuesit kishin ikur nga vendi.
Me kërkesë të anëtarit të trupit gjykues, gjykatësit Musa Konxheli, Mirena bërë identifikimit e të akuzuarit Kenan Hasani duke shtuar se fytyra e tij i kujtohet.
Paraprakisht me të filluar seanca mbrojtësit e të akuzuarve njëzëri deklaruan të akuzuarit nuk po ofrojnë bashkëpunim me ta.
Gjithashtu në këtë seancë u dha fjala hyrëse nga prokurori special Afrim Shefki i cili tha se nga administrimi i provave materiale dhe personale do të vërtetohet fajësi e tre të akuzuarve.
Ndërkaq përfaqësuesi i të dëmtuarit Syla, avokati Kushtrim Palushi tha se nuk pajohet me Prokurorinë lidhur me cilësimin e bërë juridik të veprës penale duke propozuar gjykatës që të ricilësojë veprën penale në drejtim të veprave terroriste.
Po ashtu avokati Palushi tha se po të mos kishte qenë intervenimi i publikut prezent nuk dihet nëse Syla do të mund të ishte prezent këtu.
Kurse mbrojtësit e të akuzuarve në fjalën hyrës të dhënë deklaruan se kundërshtojnë në tërësi pretendimet e Prokurorisë me arsyetimin se veprimet e të akuzuarve nuk pasur qëllim lëndimin e Sylës por se gjithçka sipas mbrojtësve të të akuzuarve ka ndodhur papritmas.
Aktakuza ndaj Lum Dërvshi, Kenan dhe Okan Hasani ishte ngritur me 4 gusht 2023 nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) pasi që me 11 prill 2023 rreth orës 23:00 të njëjtit të ndikuar nga ideologjitë ekstreme radikale të islamit kishin lënduar lehtë të dëmtuarin gazetarin Valon Syla, pasi që ky i fundit paraprakisht kishte shënuar në profilin e tij në “facebook” për profetin Muhamed dhe profetin Isa.
Prandaj me këto veprime Dërvishi, Kenan dhe Okan Hasani ngarkohen për veprën penale “lëndim i lehtë truporë” vepër kjo e dënueshme nga gjashtë muaj deri në tri vite burgim sipas cilësimit juridik të bërë në aktakuzë