Gazetari dhe komentatori i njohur politik, Valon Syla, ka folur për deklaratat bombastike të presidentes Vjosa Osmani në SHBA, e cila disa herë tha se presidenti Donald Trump e parandaloi një përshkallëzim të situatës Kosovë-Serbi.

Gazetari Syla pyeti se pse askush nuk e di në detaje dhe në mënyrë konkrete se çfarë rreziku iu parashtrua Kosovës, meqë presidentja deklaroi disa herë se kohëve të fundit u parandalua një përshkallëzim.

“Presidenti Trump na paska shpëtu ose e ka ndalu një konflikt Kosovë – Serbi, po thotë Vjosa Osmani, por askush nuk po e din rastin konkret prej bash çkafit na paska shpëtu…”, shkroi Syla në Facebook.

Më tej, ai tha se për ç’arsye nuk po tregohen detajet e kësaj situate, meqë Kosova edhe ashtu nuk besohet të jetë ajo që nxit ndonjë konflikt.

“Pse spo i kallxoni publikut për këtë sukses? Apo pe ruani imazhin e Serbisë se Kosova sma merr mendja që kish iniciu ndonjë konflikt. Nuk po e dimë, por Presidentja e Kosovës ish dashtë me fol me fakte”, tha në fund Valon Syla.

Për deklaratat e Osmanit se presidenti Trump parandaloi përshkallëzimin nga ana e Serbisë, reagoi edhe emisari i posaçëm i presidentit amerikan, Richard Grenell. Ai tha se presidentja e Kosovës po manipulon me fjalët e presidentit të SHBA-së