5.7 C
New York
Saturday, February 1, 2025

Buy now

Syla: Presidentja dhe kryeministri as nuk shihen e as nuk dëgjohen, Kosova ka mbetur jetime

- Advertisement -

Gazetari Valon Syla ka bërë një përmbledhje të shkurtër të ngjarjeve të ditëve të fundit në Kosovë, përfshirë dialogun me Serbinë dhe heshtjen e Qeverisë Kurti për këtë temë, raportin e Bankës Botërore për inflacionin në Kosovë dhe investimet qeveritare kryesisht në komunat që drejtohen nga Vetëvendosja.

Ai ka akuzuar ashpër qeverinë për mungesë të aftësisë dhe vizionit.

Syla e sulmon Qeverinë Kurti për mungesën e transparencës dhe komunikimit me publikun për takimet që kryeministri Kurti i pati javën që shkoi në Bruksel.

Ai godet atë për raportin e Bankës Botërore që tregoi se inflacioni në Kosovë për muajin qershor ishte 19.2% Po ashtu Syla përmend edhe parashikimin e Bankës Botërore se rritja ekonomike në Kosovë do të jetë nën 4%, ulje drastike nga rritja e vitit të kaluar që vlerësohet të ketë qenë nga 5% deri në 10%.

“Presidentja dhe Kryeministri jane dorezuar dhe as nuk shihen as nuk degjohen gjalle. Kosova ka mbetur jetime”, shkroi ndër të tjera ai në ‘Facebook’.

Postimi i plotë:

Qeveria Kurti spaska pikë përgjegjësie e as transparencë ma të voglën publike. Ken në bisedime ska as komunikatë se lemo naj llaf publik me na tregu se çka pat e çka ndodhi.

Por, qe një listë e tmerrit te Qeverisë Kurti që e ilustron.

Banka Boterore dje e botoi raportin ku inflacioni per qershor ne Republiken e Albin Kurtit per produkte ushqimore eshte 19.1%.

Rritja ekonomike nga Banka Boterore ne Kosove parashitet te kolapson me nën 4% (nga minimalja afro 5% deri në 10% për vjet sa ka qenë).

Investimet komunale te Qeverise Kurti ne komuna, perfshijne 4 komuna te VV dhe vetem dy nga partite tjera, nje diskriminim plotë urrejtje.

Edhe saktesisht 1 muaj nga sot ja nisë sezoni i  vjeshtës dhe kjo qeveri nuk ka plan, nuk ka deshire, nuk ka aftesi dhe nuk ka njohuri si ti ndihmon Kosoves ta perballon krizen. Presidentja dhe Kryeministri jane dorezuar dhe as nuk shihen as nuk degjohen gjalle. Kosova ka mbetur jetime.

Nuk është në rregull që politika me destabilizu e me sabotu ekonominë. Kjo Qeveri Kurti, madje ska as ofertë për vizion. Veç hakmarrje, mllef dhe paaftësi. Por me gjasë edhe që janë të poshtër dhe pa ndjenja as kombëtare, as tradicionale e as ekonomike. Për moderne e shpjegon vaji në tepsi dhe ministrat e Kurtit që ta çojnë mallin si dëshmitarë të jehovait. Se di a ja u çel dern dikush më, kur vinë me pamfleta partiake e dogmatike.

Qeveria Kurti spaska pikë përgjegjësie e as transparencë ma të voglën publike. Ken në bisedime ska as komunikatë se lemo…

Posted by Valon A. Syla on Tuesday, August 23, 2022

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit