Gazetari Valon Syla ka reaguar ndaj riemërimit të Arben Vitisë në krye të Ministrisë së Shëndetësisë.
Përmes një postimi në Facebook, Syla ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ende pa i bërë dy vite në Qeveri, ka filluar me riciklimin e ministrave, duke aluduar në vendimin e fundit të kryeministrin Albin Kurti për ta kthyer Arben Vitinë në pozitën e mëparshme.
Syla ka thënë se ky veprim i Kurtit tregon dy të vërteta për Vetëvendosjen.
“Kjo i kallxon dy të vërteta për VV; 1. Nuk kanë njerëz, dhe i riciklojnë të vjetrit. 2. Nuk ju vjen më askush cilësor në parti”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Vetëvendosje ende pa i bo 2 vjet mirë, filloj me riciklim të ministrave, sikur rasti me emërimin e Vitisë në Shëndetësi.
Kjo i kallxon dy të vërteta për VV;
Nuk kanë njerëz, dhe i riciklojnë të vjetrit.
Nuk ju vjen më askush cilësor në parti.
Kaq