Analisti Valon Syla, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për të shpallur anti-kushtetues Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Syla ka thënë se qeveria Kurti as një Ligj Prokurorial nu mund ta kalojë pa shkelje kushtetuese.
“Qeveria Kurti as një Ligj Prokurorial smund ta kapercej pa shkelje kushtetuese… A ja u rrëzoj kushtetuesja a?As Vetting, as Kodin Civil edhe pse i ka 51% të fuqisë elektorale kosovare”, ka shkruar Syla.
Me tutje, ai ka përdorur një gjuhë të ashpër ndaj Lëvizjes Vetëvendosje.
“Shume jeni te dobet. Një punë nuk mbërritë me qitë në stom. E përmendshit nifar vaji në tepsi, por as at shpejtësi teper te ngadalshme se keni. Ju jeni si kungulli në ujë. Të zbrazët dhe as kursin se kah ju çon uji se keni e se kontrolloni. Thjeshtë jeni qaty… dobësira, te zbrazët, rrenca edhe llaskuca me tendencë me kap gjithçka…e sidomos drejtësinë dhe sektorin publik”, ka shkruar Syla.