Analisti Valon Syla ka thënë se protesta e sotme ishte fitorja e dytë e radhës për opozitën.
Syla përmes një postimi në Facebook, ka thënë se në këtë protestë i ka lënë mbresë të hatashme fjalimi i zotëri Bajram Çerkini, kryetari i Shoqatës “Zëri i Prindërve”.
“Kjo protestë sot, ishte fitorja dyte e radhës për opozitën. Më la mbresë të hatashme fjalimi origjinal i Z. Çerkini, 82 vjeç. Ja ka nisë me u bo interesant…” – ka shkruar Syla.