21.3 C
New York
Wednesday, June 11, 2025

Buy now

Syla për mosreagimin e Osmanit: Nuk guxon me ra pre e inateve personale

- Advertisement -

Gazetari i njohur Valon Syla gjatë një interviste në emisionin “Pressing” në T7 ka kritikuar presidenten Vjosa Osmani për heshtjen e saj pas sulmit fizik ndaj tij nga tre persona mbrëmjen e së martës.

Syla, duke shprehur mendimin e tij të lirë, ka theksuar se Presidenca e Kosovës është e gjithë qytetarëve të vendit, duke përfshirë edhe veten si një qytetar i Kosovës.

Ai ka kritikuar mungesën e reagimit të Presidentes Osmani ndaj këtij sulmi, duke thënë se ajo nuk guxon të bjerë pre e inateve personale dhe duhet të konsiderojë veten si Presidente e të gjithë qytetarëve të Kosovës, jo vetëm e disa individëve.

“Ajo çka mundëm më thënë është se Presidenca është e krejt kosovarëve e unë jam qytetar i Kosovës. Unë mundem mos me dashtë Prindonin edhe mundem me kritiku zonjën Osmani por ajo është Presidente e imja dhe e të gjithë qytetarëve që e kanë pasaportën si timen. Ajo nuk guxon me ra pre e inateve personale. Kaq mund të them. A reagon a s’reagon nuk ka rëndësi për mua, është më rëndësi për Kosovën ta shohë që këtu ka Presidentë vetëm të disave dhe jo të të gjithëve” – ka thënë Syla.

Të ngjashme

Të fundit