9.6 C
New York
Saturday, November 22, 2025

Buy now

Syla për Lladrovcin: Po krijohet një Gërvallë në PDK, që thoshte se është LDK, por votat ia çonte VV-së

- Advertisement -

Gazetari Valon Syla, në një reagim publik, ka komentuar zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike të Kosovës, duke vënë në pah dallimet e thella mes qasjes së drejtuesve qendrorë dhe ambicieve të individëve brenda strukturave lokale.

Sipas Sylës, qetësia dhe autoriteti i Bedri Hamzës, së bashku me qëndrimin e palëkundur të lidershipit qendror të PDK-së, kanë kontrastuar fuqishëm me, siç e quan ai, “arrogancën në teh të nervit” të kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovcit.

Kjo situatë, sipas gazetarit, ka zbuluar një të vërtetë të pakëndshme: krijimin e një figure brenda partisë që vepronte në frymën e një “Gërvalle të PDK-së”-një person që deklaronte se mbështeste linjën e LDK-së, por praktikisht përfitonte politikisht nga Vetëvendosja.

Postimi i plotë:

Autoriteti dhe qetësia e Bedri Hamzës, qëndrimi i palëkundur i PDK’së dhe arroganca në teh të nervit e Ramiz Lladrovcit, e treguan një të vërtetë që gjithmonë ishte aty, por askujt nuk i pelqente ta shihte, sepse po krjohej një Gërrvallë në PDK, e cila thoshte se është LDK, por votat i qonte në Vetëvendosje.

Është një ambicie e pashterrshme dhe pa kompromis e një njeriu të familjes së rrespektuar, që askush nuk donte ta humbte, por nuk mundeshin të ja lidhin kryet një kryeneqësie të theksuar vetiake… që me kercnime për ndarje para zgjedhjeve nuk kerkonte kompromose por imponime.

Ramizi e quan mjegull mbi Drenas lakminë e tij për pushtet me dy parë vula e tapi, por atij nuk i mjaftoj fitorja e vet aty, urimet dhe zgjatja e dorës për reflektim… por nuk i mjaftoi as dorëheqja e Memli Krasniqit.

Ramiz Lladrovci thotë se është PDK, por votat do ti shohim se a do ti shkojne direkt e indirekt Vetëvendosjes.

Pra, nuk qenka krejt PDK’ja një Dada Razë.
E as Uniteti nënshtrim, e lëpirje e plagëve të vjetra.

E sidomos as mbeshtetja me kushte kryeforta e të një anëshme.

Vendimin me dalë nga PDK me norma ligjore e statutore është automatik kur je në një parti dhe vetekzekutohet në momentin kur e themelon një parti të re.

Paçit fat. Sepse tashmë zarët janë hedhur.

#albanologji #pdk #lladrovci

Të ngjashme

Të fundit