28.1 C
New York
Saturday, July 12, 2025

Buy now

Syla për Kurtin: Njeriu që nuk mundi të hyjë në histori si hero, po na i sjell sanksionet

- Advertisement -

Gazetari dhe analisti politik, Valon Syla ka shkruar në lidhje me “masat”e BE-së që pritet të zbatohen ndaj Kosovës.

Syla duke komentuar figurën e Kryeministrit Kurti ndër vite, e ka cilësuar si një njeri që nuk ka arritur të futet në histori si hero, e që tashmë po na rrezikon me sanksione, duke u bërë kështu lideri i parë kosovar, ndaj të cilit merren masa kaq të forta nga bashkësia ndërkombëtare

Postimi i plotë:

Fatkeqësisht, sankcione.

A po e përjetoj edhe këtë ditë të historisë. Qysh e përjetova, luftën, jetën e refugjatit pa tokë e pa shtet, qysh e përjetova çlirimin, lirinë e pavarësinë dhe shtetin e Kosovës që e patëm ëndërr.

Tashti, paramendo…

Njeriu që si besoi Rambujesë

Njeriu që si besoi Pavarësisë dhe Procesit të Vjenës

Njeriu që nuk mundi të hyjë në histori si ‘hero’ i këtyre proceseve, a do të hyjë në histori si i pari lider kosovar që na solli sankcionet.

A është ky mision i Albin Kurtit, apo thjeshtë një kryengritje e budallme e një njeriu që është vetëm viktimë i edukimit të keq komunist, jugosllav e enverist.

A po i çelni sytë kadale, apo hala po ju mban inati që e zgjedhet këtë degenerik politik.

Apo po doni me u ngi Vetëvendosje edhe pak.

Të ngjashme

Të fundit