9.8 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Syla për Kurtin: N’bark t’thatë nuk t’vyn as municioni, as dronët – kqyrke me dylbi, mu dok që po ia bon një ‘diss’ Prindonit

- Advertisement -

Gazetari Valon Syla ka komentuar njoftimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për vendimin për themelimin e Komisionit Ndërministror që do të nisë procedurat për hapjen e fabrikës së prodhimit të municionit dhe laboratorëve për dizajnimin dhe zhvillimin e fluturakëve pa pilotë.

Syla në emisionin ‘Pressing’ në T7 pyet se për kë po e prodhon atë municion, kur sipas tij, ushtarët e FSK’së janë pa bukë.

“Ushtrinë e kanë pa buk, në barkë të shprazë nuk t vyn as municioni, as arma, as bayraktari. Unë mendoj që kjo është një kartë elektorale, një premtim i hjeshëm i këndshëm te kosovarët e ndjerë që gjithë kanë pas qef në uniformë, me kriju një ushtri të veten. Sot kjo ushtri e ka rrogën 400 euro, njerëzit po dalin prej saj. Gjithcka cka ishte mburrje për këtë pjesë, publiku mundet mos me besu se cka po thom, por ushtarët e FSK’së ata e dijnë cka po thom unë. Ata e dinë që kur një ushtarit me ju qky n ushtrime uniforma duhet me ble uniformën me pare te veta pra 400 euro, sa një rrogë e tij”.

Ai shton se ky është thjesht një premtim elektoral, që sipas tij, vetëm diaspora mund t’i besojë, por jo edhe një ushtar që punon në FSK.

“Ky paradim, që herën e fundit e pash tu kqyr me dylbi, Albinit, mu dok që po ia bën një diss Prindonit. Pe bon fabrikën e municionit, ushtria në barkë të thatë, uniforma mi qky ju bankroton ushtari, kjo është një poster i lodht elektoral. Që dikush në diaspor mundet me honger këtë, por një ushtar jo”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit