-7 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

Syla: Nuk iu dhezi ta shesin luftën me Serbinë, tash po tentojnë të fshehin dështimin me shami

- Advertisement -

Gazetari Valon Syla, kritikoi ashpër  kryeministrit Kurti dhe vartësit e tij të cilëve nuk u ndezi siç thotë e nuk u shkoi tema për “luftë me Serbinë”, tani po synojnë të ndezin një “luftë brenda sojit” për shamia.


Ka disa ditë që në vend është kthyer temë kryesore ndryshimi i një udhëzimin administrativ për shkollat, që ekziston rreth një dekade. Sipas këtij udhëzimi, në shkollat e Kosovës, ndër të tjera, ndalohen uniformat fetare.

Siç thotë Syla, kjo temë u hap, pasi Kurtit dhe vartësve të tij u dështoi tema e luftës me Serbinë. Hapja e këtyre temave të njëpasnjëshme, siç thotë Syla, ka qëllim fshehjen e dështimeve në qeverisje.

Syla e sheh këtë temë përveç si tentim shmangie e vëmendjes së dështimeve të qeverisjes aktuale por edhe një kërkesë të islamit politik, më e rrezikshmja temë ka shkruar ai. Ai poashtu ka hedhur poshtë si koncept se ka diskrimin ndaj komunitetit mysliman, po paraqitet vetëm si pretekst.

Postimi i plotë:

O Albin Kurti. Apet rrejte a?

Këshilltarë të Albinit, deputetë të Albinit, Ministra të Albinit ja nisën me fol për luftë me Serbinë krejt dhe drejt…
Kur e panë që nuk dhezi dhe që qytetarët e thjeshtë kanë gajle tjera; tash e kapën temën ma të rrezikshme, të Islamit Politik dhe gënjeshtrës së rradhes – kinse për diskriminimin e muslimanëve…

Pasi nuk ju dhezi ta shesin luften me Serbi për targa, tash synojnë ta dhezin një luftë brenda sojit për shamia.
Ju lus mos bini pre të këtyne rrenave. Ato kanë një qëllim: ta mshefin dështimin absolut në ekonomi, kolapsin total në diplomaci dhe paaftësinë statistikisht të dëshmuar nē qeverisje. Kujdes dhe mos e lejoni urrejtjen nga autori i të gjitha urrejtjeve, Albin Kurti.

O populli i Albin Kurtit. Nginu VV qitash.

albanologji #rrenca #llaskuca #provokime #vvjosa

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit