12.2 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

Syla me akuza ndaj Spahiut: I vodhi disa telefona të zyrës në Slloveni më 2004, e të nxunën kur u dhezën alarmat

- Advertisement -

Gazetari Valon Syla ka rrëfyer një ngjarje, e cila thotë se lidhet me Nexhmedin Spahiun, e që këto ditë ka qenë i përfolur shumë rreth diplomës së doktoraturës.

Syla përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se gjatë një vizite të gazetarëve në Slloveni gjatë vitit 2004, Spahiu “ka vjedhur disa telefona fix të zyrës”.

“Në një vizitë të gazetarëve në Slloveni diku kah viti 2004, i pat vjedh do telefona fix të zyres. E te nxunen, kur u dhezën alarmat tu dal prej dere, me nja 4 a 5 në një çantë, e t’na boni horë para botës dhe nikoqirëve aty… kur na hallakatën krejtve si hajna sherri i tij.” – ka thënë ai.

Ndërkaq, Syla ka treguar po ashtu se sa ishte drejtor në Klan Kosova, stafi i udhëhequr nga ai e ka pasur të ndaluar të ftojë disa mysafirë, duke përfshirë këtu Spahiun.

“Sa kam qene Drejtor dhe Producent nê Klan Kosovë stafi i udhëhequr nga une, e ka pas të ndalume me i ftu disa musfirë, që janë konsideruar jokompetent dhe jokredibil… kesaj liste i ka pri Nexhmedin Spahiu… personalisht mendoj që nuk është mirë psiqikisht dhe nuk ka fort rëndësi shkalla apo thirrja e tij akademike. Aq ma keq nëse paska rrejt edhe për këtë pune.” – ka thënë ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit