29.9 C
New York
Monday, August 4, 2025

Buy now

Syla: Mbi 10 mijë veta pritet të marrin pjesë në protestë vetëm nga organizimi i OVL-UÇK-së

- Advertisement -

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka paralajmëruar mbajtjen e një proteste gjithë popullore më datë 7 gusht në Prishtinë, kundër padrejtësive të Gjykatës Speciale.

Ata kanë ftuar qytetarët, familjarët e dëshmorëve, invalidët e luftës dhe veteranët që t’u bashkohen, në mbrojtje të luftës çlirimtare.

Në lidhje me protestën e paralajmëruar nga OVL-UÇK për Front Online, ka folur Gazmend Syla, nënkryetar i OVL-UÇK-së.

Ai tha se në këtë protestë pritet të marrin pjesë mbi 10 mijë persona, vetëm nga organizata, ndërsa sipas tij numri mund të jetë edhe më i madh për shkak të interesimit të qytetarëve.

“Mbi 10 mijë besoj, sipas organizimit tonë, se qytetarët tash dihet që ajo ka me u rrit hala më shumë, por në bazë informacionit që kemi si organizatë mbi 10 mije veç të organizatës kanë me qenë”, tha ai për FrontOnline.

Syla ka përmendur partitë politike dhe organizatat që besohet se do t’i bashkohen kësaj proteste.

“Sa i kemi pa deri tash janë PDK, ALEANCA, NISMA, edhe LDK por nuk kemi konfirmim, pra të gjitha partitë parlamentare, shto këtu edhe PSD. Ndërsa prej organizatave, SBASHK ishte që e përkrah, tash po shohim edhe për të tjerat”, tha Syla për Front Online.

Të ngjashme

Të fundit