22.2 C
New York
Monday, August 25, 2025

Buy now

Syla: Loja e Albin Kurtit me serb kishe nuk i çertifikojmë na, është dëshpëruese

- Advertisement -

Gazetari e komentatori Valon A. Syla i ra direkt çështjes për të gjithë zhurmën e Vetëvendosjes pas edhe një përpjekje false të tyre për gjoja ndalimin e Listës Serbe në KQZ që dihej se do të dështonte, mbulim me patriotizëm të rremë të dështim të tërë qasjes politike për Veriun dhe Dialogun.

Fund të turpshëm e konsideron Syla këtë përpjekje të fundit dhe implikimet e pasojat e këtij dështimi pas certifikimit të Listës Serbe në PZAP janë të rënda për VV po aq sa dëshpërimi i tyre.

“Loja e Albin Kurtit me serb kishe nuk i çertifikojmë na, por drejtësia kosovare si rasti me ankesat në PZAP, është lojë dëshpruese dhe patetike, kishe nacionaliste, por kjo veç kosovare e shqiptare s’është.

Nuk pe di a e ka, apo po tutet qê kur hin serbska në zgjedhje, krejt rrenat pë arritjet në Veri i binë poshtë.

Apo me i elektri,u militantat qê kceknë dallëndyshe në Ujman e që besojnë me dy ura e me do tabela tê kerrit “çlirohet” Veriu.”

Ajo që duhej bërë që nga fillimi e u shpërfill me vetëdije se çështja e Veriut s’kishte gjasa të kryhej jashtë Dialogut dhe s’mund të imponohej, definitivisht jo me patetizma si ngujimi në zyra komunash.

“Veriu kryhet nê Bruksel. E Albin Kurti atje ska qenë qe 2 vjet në negociata. Nëse duhet me u kry, kryhet atje në partneritet me Amerikanët e BAshkimin Evropian. Jo me asi Kryetar të komunave që përfundi teshave kat, veshin trenerka e sguxojnë me dalë prej komine.”

Të ngjashme

Të fundit