Gazetari Valon Syla ka thënë se me Kuvendin e së shtunës, ku LDK rikonfirmoi si kryetar Lumir Abdixhikun, kjo parti zgjodhi rrugën kah Albin Kurti dhe Vetëvendosja.
Sipas Sylës, LDK po jep shenjë pro pushtetit.
“Kësaj i thonë Vjosa Osmani me pantolla. Dhe ky është karakteri politik i Lumir Abdixhikut dhe përcjellësve të tij të këtij lloji. Opozita tashmë dihet kah e ka adresën. LDK po jep shenjë pro pushtetit. Me vjen keq prej krejt atyre miqve në LDK, që ju ra fatkeqësia me e provu përfundimisht edhe këtë fazë llaskucnie. Edhe Rugovista edhe me Albin Kurtin. Këtë qe po ndodhë e pritet të ndodhë në të ardhmen, mos ja paqa borxh askujt”, ka shkruar Syla në Facebook.
Tutje, Syla ka thënë se “në vend të Kosovës dhe asaj qê qëndronte LDK, gjenerata e re aty e zgjodhi pushtetin dhe jo vetveten, apo gjenezen e vet politike e themeltare të shtetit”.






