Gazetari Valon Syla, ka reaguar ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke kërkuar nga ai që t’i rrisë rrogat e policëve.
“Vetëvendosje non-stop fol për luftë, por rrogat e ushtrisë e policisë përveç që nuk po i rritë rrogat, ato edhe po i ulë deri në 60 euro në muaj”, ka shkruar Syla në “Facebook”.
Syla ka vlerësuar se nëse “kërkoni perfomancë vigjilente nga policia, gardianët e ushtria, rritni rrogat e tyre”.