-5.7 C
New York
Saturday, February 22, 2025

Buy now

Syla: Kurti vendosi që rrymën ta paguajnë për krejt mëhallën ata që i kanë pagat mbi 400 euro

- Advertisement -

Gazetari Valon Syla ka komentuar deklaratat e kryeminisrit Albin Kurti gjatë konferencës që mbajti sot para mediave, lidhur me paralajmërimin për shtrenjtimin e rrymës.

Syla në Pressing të T7 ka thënë Kurti vendosi që rrymën ta paguajnë për krejt mëhallën ata që i kanë pagat mbi 400 euro.

“Me thjeshtu deklaratën e Albin Kurtit i bie kështu: A po doni qebe dhe reduktime, a po doni me pagu, a po doni une si shtet, pushtet, paret e buxhetit nga taksat e juaja me orientu në subvencione të cilat ia lirojnë pjesës së varfër Kosovës mos me ju rrit çmimi i energjisë, ndërsa pjesa e mesme dhe e pasur të paguajë edhe për bizneset edhe për humbjet”, tha Syla.

“Nëse kjo pije kushton 1 euro, e i është ngritur çmimi, sikur energjisë, kushton 2 euro. Atëherë qeveria nuk e paguan 1 euro po veç ta shton ty 1 euro. Çka ka bë Albini? Neve të treve me na e dhënë me çmim bazik 1 euro se e kemi rrogën më pak se 400 euro, ndërsa këta që e kanë rrogën mbi 400 euro me e pagu për krejt mahallën”, shtoi ai.

Tutje ai tha se gabimi i dytë është se çmimi është shumë më i lartë se që është pritur.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit