Valon Syla, analist në T7, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar marrëdhëniet diplomatike të Kosovës me Francën dhe të Serbisë me Francën.
Sipas Sylës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ftohet në takim në Francë “se i ka hup udha”, ndërsa Aleksandar Vuçiqi, president i Serbisë ka filluar të blejë mbështetje diplomatike duke porositur aeroplanë ushtarakë.
Syla ka kritikuar ashpër Kurtin, duke e quajtur “idiot diplomatik”.
“Ndersa Albin Kurti, nuk ftohet se i ka hup udha, bon fushatë në Gjermani dhe neser në Zvicër për zgjedhje në Maqedoni.
Degenerik politik, idiot diplomatik dhe i kompleksuar për madhështi, sepse fell fell e di, se është njeri i vogël.” – shkroi ai.