Kandidati për deputet nga AAK, Gazmend Syla ka komentuar fotografinë e kryeministrit Albin Kurti, ku i njëjti shihet me dylbi, në veri. “Ngricë ka me të marrë shkurti”.
Syla përmes një reagimi thotë se Kurti, kështu me dylbi, disa kilometra larg frontit, e ka këqyrë edhe luftën në Kosovë.
“Me dylbi edhe Urën e Ibrit tash, me dylbi edhe partneritetin me aleatë”.
Tutje ai thotë se me llupë dhe nga afër i sheh veç listat e rehatimeve të dajve dhe listën e dasmave.
“Me thënien tënde të famshme: “Unë jam Albin Kurti dhe e aprovoj këtë kërkesë”. Ngricë ka me të marrë shkurti”, përfundon Syla