5.7 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Syla: Kemi fakte të gjalla për përgatitjen e grupeve terroriste në Serbi

- Advertisement -

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla ka thënë se kanë fakte të gjalla se grupe terroriste po përgatiten në Serbi për sulme ndaj Kosovës.

Syla ka thënë se deklarimet për sulme nga Serbia janë të vërteta dhe se nuk po duan të ngjallin frikë.

“Ne po e themi një të vërtetë, kemi fakte të gjalla që grupet janë duke u përgatitur, ne po e dimë që po i mbrojnë individët që kanë marrë përgjegjësinë për sulmin që kanë bërë… Ne duhet të jemi në nivel në gjendje të gatishmërisë, ka thënë Syla në emisionin në “InfoNata” në Tëvë 1.

Sipas tij, grupet terroriste po kryejnë ushtrie në kazerma ushtarake dhe në institucione të Serbisë.

“Ata kanë vazhduar me ushtrime, përgatitje në kazerma ushtarake, në reparte në institucione shtetërore dhe ky fakt tregon që Serbia qëndron edhe pas sulmit edhe pas këtyre grupeve të cilat i mbanë i përgatit dhe i drejton në sulme siç ishte ai në Banjskë”, ka thënë ai.

Përgatitjet e grupeve terroriste në Serbi i ka thënë edhe shefi i AKI-së, Petrit Ajeti gjatë raportimit në Komisionin e Kuvendit për Mbikëqyrjen e AKI-së.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit