30.1 C
New York
Wednesday, August 13, 2025

Buy now

Syla: Ka indikacione të forta se mund të fillojë një valë e çnjohjeve të pavarësisë së Kosovës

- Advertisement -

Ish-konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në Kanada, Donat Syla, ka paralajmëruar se mund të fillojë një valë e re çnjohjejve të Kosovës.

Ai ka bërë me dije se këto indikacione i ka nga disa burime ndërkombëtare.

Në profilin e tij në “Facebook”, Syla ka shkruar se kjo mund të ndodhë si rezultat i dështimit të diplomacisë kosovare.

“Pas nje periudhe deshtimi total ne shtetndertim e diplomaci qe 5 vjet te qeverisjes Kurti, eshte e dhimbshme te kumtoje lajmin se ka indikacione te forta nga burime nderkombetare se mund te filloje nje vale ç’njohjeje e Pavaresise se Kosoves nga disa vende. Gjithesesi argumentin kryesor per kete ogur te zi, po e jep vet Kosova, lideret e saj, me perdhosje te cdo te arriture qe kemi bere nder vite si shtet e shoqeri, me do spektakle folklorike e ne kunderthenie te vazhdueshme me aleatet. Shteti eshte ne gjendje malinje e para dekompozimit! Eshte emergjence kombetare, detyre e cdo shqiptari brenda dhe jashte Kosoves qe te beje c’eshte e mundur per ruajtur ate qe kulmoi me vitin 2008, si arritja me e madhe e shqiptareve ne kete shekull!”, ka shkruar ai.

Të ngjashme

Të fundit