19.7 C
New York
Monday, May 19, 2025

Buy now

Syla: I shkruam Grenellit për t’i kërkuar vëmendje për bashkëluftëtarët tanë që po gjykohen padrejtësisht

- Advertisement -

 

Gazmend Syla nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) ka treguar arsyen pse kjo organizatë i ka dërguar një letër të dërguarit të posaçëm të presidentit Donald Trump, për Misione të Veçanta.

I ftuar në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, Syla tha se vendimi për t’i shkruar Grenellit erdhi pasi ai ka qenë një zë i fuqishëm dhe ka ngritur shqetësime të ngjashme me ato të veteranëve.

“Z. Grenell, pasi që ka qenë një zë i fortë e i fuqishëm, së bashku me ne ka ngritur shqetësime, dhe ne e kemi parë të arsyeshme të bëjmë një shkresë, një letër, ku do të provojmë të marrim pak prej kohës së tij, vëmendjen për bashkëluftëtarët tanë që po gjykohen padrejtësisht atje në Gjykatën Speciale”, tha Syla

OVL-UÇK përmes letres së dërguar dje, ka shprehur shqetësimin se Gjykata Speciale ka devijuar nga misioni i saj fillestar dhe është shndërruar në një “armë politike.

Të ngjashme

Të fundit