24.1 C
New York
Saturday, July 12, 2025

Buy now

Syla i reagon Shoqatës shqiptare në Amerikë pasi e kritikuan për humorin e “Vallës së Rugovës”: Mos u boni bre edhe ju gërrnaça

- Advertisement -

Shoqata “Rugova” që thotë se ndodhet me seli në Nju Jork i ka reaguar gazetarit Valon Syla, pasi ky i fundit bëri shaka me “Vallën e Rugovës”, në një emision për fundvit.

Ndaj reagimit që iu bë ka reaguar vet Syla.

Ai ka ironizuar me mendësinë e kësaj shoqate duke pyetur se çka është kjo mungesë e tolerancës ndërkohë që jetojnë në Amerikë.

Mes tjerash pyet “A hiq sja u ka lene shenje Amerika a?”.

”Cka eshte kjo puna me njerez në diasporë, që i reagojnë edhe humorit. Çka është kjo mungesë e tolerancës ndaj një karikimi folklorik, e jetojnë midis Amerikës, në vendin më tê lirê në botë. Humor është. Ju bile qe merreni me kulture ish dashtê me ditë. A hiq sja u ka lënë shenjë Amerika a? Mos u boni bre edhe ju gërrnaça. Chill edhe kfillnu kadale”, shkruan Syla.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=2447395715433132&id=100004881817852&mibextid=Nif5oz

 

Të ngjashme

Të fundit