Syla i bindur që vendi shkon në zgjedhje: Albin Kurti e ka vrejtur gjendjen jo të favorshme elektorale të Abdixhikut dhe Haradinajt

- Advertisement -

Gazetari Valon Syla është shprehur i bindur se vendi do të shkojë në zgjedhje.

Ai tha se pikërisht për shkak të gjendjes jo të favorshme elektorale të Lumir Abdixhikut dhe Ramush Haradinajt, Albin Kurti do e çojë vendin në zgjedhje.

Ndërsa, për Vjosa Osmanin tha se tashmë ajo ka mbaruar sa i përket mandatit të dytë të Presidentes.

“Abdixhiku e Ramushi janë në zor të vetes, pikërisht për këtë ka me dërgu zgjedhje. Zgjedhjet janë 99% opsion, ndërsa Vjosa Osmani e ka kry”, ka thënë Syla në Pressing të T7.

Të ngjashme

Të fundit