3.4 C
New York
Wednesday, February 11, 2026

Buy now

Syla ‘godet’ Gjykatën Speciale: E ndikuar politikisht

- Advertisement -

Në emisionin “Kosova Today”, Syla thotë se me ecurinë e Speciales, lind dyshimi se ajo është e ndikuar politikisht.

“Kjo është gjykatë e themeluar ekstra për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Pikë. Meqenëse është kështu, çka do që vjen nga kjo gjykatë, ne e marrim si normale. Duke e marrë për bazë se si është ndërtuar kjo gjykatë, si ka mbërri edhe themelimi i saj, e deri sot, dhe provat që i kanë marrë nga Serbia, neve na lë shumë dyshime se kjo gjykatë është e ndikuar politikisht”, tha Syla në Klan Kosova.

Pos tjerash, ai shtoi se lufta e UÇK-së, është ajo që e dëshmuan ndërkombëtarët.

“Lufta jonë për liri është ajo që e kanë thënë zyrtarët amerikanë si dëshmitarë të mbrojtjes, e jo këto që po i thotë prokuroria. Prokuroria ato që i thotë është me i arsyetu pagat e majme që i kanë marrë deri më sot, prandaj këto janë të papranueshme. Ky është një test tejet i rëndësishëm edhe i Gjykatës Speciale por edhe e drejtësisë ndërkombëtare, se ka me ra në sprovën e prokurorisë me këto përralla, apo do t’iu besojnë dëshmitarëve amerikanë që ishin dëshmitarë okularë”, tha ai.

Të ngjashme

Të fundit