8.5 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Syla: Edhe ata në Hagë po thonë se së shpejti do të ketë zgjedhje

- Advertisement -

Gazetari Valon Syla, ka thënë se edhe ish-krerët e UÇK-së po e vërejnë që ka me pas zgjedhje së shpejti, por në Kosovë po bëhet sikur nuk është duke ndodhur asgjë.

Sipas Sylës, Kurti me qëllim po e viziton Ramush Haradijnë në shtëpi, që sipas tij ka për qëllim zgjedhjet e ardhshme.

Por Syla ka pretenduar se “Kurti dhe Vuçiq do të kërkojnë edhe nga një mandat nëse Kosovë dhe Serbi para se të niset implementimi i Asociacionit”.

”Pa e marrë edhe një mandat Albini Prishtinë e Vuçiqi Beograd, nuk e nisin Asociacionin. Këta po dëshirojnë me i tha bashkësisë ndërkombëtare ju po na dëmtoni neve. Sontazhet i kanë mirë edhe Vuçiqi edhe Albini, neise Albini me naj Ramush me naj kë  se me Vjosën më nuk mundet, mos ti jep zor se me 0.3% nuk mundet”, ka thënë Syla.

“Për atë Albini me Ramushin shkojnë pijnë bashke e vendosin fotografi bashkë kishe u ndrequm”, ka vazhduar ai.

Më pas erdhi deklarata e Sylës sipas të cilit, edhe të burgosurit e Hagës po thonë se ”ka zgjedhje së shpejti”, duke iu referuar vizitave që qytetarët nga Kosova kanë në Hagë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit