Gazetari Valon Syla dhe analisti Sadri Ramabaja në emisionin Pressing të T7, kanë debatuar lidhur me shtrenjtimin e energjisë elektrike.
Valon Syla tha se me këtë vendim për shtrenjtimin e rrymës, Kurti sot i ka humbur dhjetë për qind të votave.
“Dej në dhjet për qind, Albin Kurti, veç sonte i ka humbur”, është shprehur Syla.
“Në gjuhë politike, Albin Kurti i ka humbur dhjetë për qind me këtë vendim. Qaj që hyn ndër qebe dhe i vije fatura 320 euro, dije që ai kurrë VV-në nuk do ta votojë, e ti bëj hajgare…”, vazhdoi Syla.
E replika e Ramabajës ishte se s’duhet t’i bahet gajle kalorësit se po i lodhet kali. Sipas Ramabajës, Syla e demanton vetën.
“Rrini, hiç mos u shqetësoni. Mos ia bëj gajle kalorësit se po i lodhet kali” – replika e Ramabajës.
“Këta vetë e demantojnë vetën”, shtoi Ramabaja.