-0.7 C
New York
Sunday, February 9, 2025

Buy now

Syla e Ramabaja: “Kurti me shtrenjtim të rrymës i humbi dhjetë për qind”, “Mos ia baj gajle kalorësit se po i lodhet kali”

- Advertisement -

Gazetari Valon Syla dhe analisti Sadri Ramabaja në emisionin Pressing të T7, kanë debatuar lidhur me shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Valon Syla tha se me këtë vendim për shtrenjtimin e rrymës, Kurti sot i ka humbur dhjetë për qind të votave.

“Dej në dhjet për qind, Albin Kurti, veç sonte i ka humbur”, është shprehur Syla.

“Në gjuhë politike, Albin Kurti i ka humbur dhjetë për qind me këtë vendim. Qaj që hyn ndër qebe dhe i vije fatura 320 euro, dije që ai kurrë VV-në nuk do ta votojë, e ti bëj hajgare…”, vazhdoi Syla.

E replika e Ramabajës ishte se s’duhet t’i bahet gajle kalorësit se po i lodhet kali. Sipas Ramabajës, Syla e demanton vetën.

“Rrini, hiç mos u shqetësoni. Mos ia bëj gajle kalorësit se po i lodhet kali” – replika e Ramabajës.

“Këta vetë e demantojnë vetën”, shtoi Ramabaja.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit